Elite Daily ka realizuar një intervistë të gjatë me
këngëtaren me origjinë shqiptare
Rita Ora për të folur për më shumë detaje rreth
albumit të saj të ri.
‘’Dëgjoni e mbani vesh, po ua them tani, 2018-ta do të jetë viti i
Rita Orës’’, kështu e nis artikullin për
këngëtaren e famshëm gazetarja duke evidentuar që në fillim disa nga arritjet e saj më të mira të Ritës.
Në mars të vitit që vjen ajo do të publikojë albumin e saj, ndërsa në maj do të nis një tur të përbotshëm .
Rita ende nuk i ka gjetur një emër
albumit, por tregon se këngët janë në harmoni me një njëra-tjetrën, kanë brenda muzikalitet, frymë, por edhe fabul mjaft interesante. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017,
ora 16:59