Elita dhe Gjiko do të martohen, zbulohet data dhe vendi
Pasi Gjiko dhe Elita Rudi postuan në llogaritë e tyre në Instagram një foto nga propozimi për martesë i këngëtarit nisën kudo të qarkullonin zëra se e afërt do të ishte dita kur dy të dashuruarit do të kurorëzonin romancën e tyre.

Madje pati edhe një datë: u tha se çifti do të martohej më 23 gusht. Nuk e dimë ç’ndodhi (nëse i marrim këto aludime për të mirëqena) dhe dasma u anullua shkruan prive.

Por prisni, kemi një lajm të mirë: do të ketë dasmë! Të paktën kështu thuhet. Të mërkurën u zbulua se çifti i njohur do të martohet më 21 shtator.

Dasma thuhet se do të mbahet në një restorant në afërsi të Prishtinës.
Shtuar më 13/09/2018, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori