Elisa Spiropali i prish emisionin Luana Vjollcës tek Top Channel
Duket se sezoni i parë në Top Channel nuk ka nisur mbarë. Shumë prej emisioneve të njohura ende nuk kanë nisur, ose kanë nisur me vonesë.

Kështu edhe emisioni ‘Shiko kush luan’ që drejtohet nga Luana Vjollca ka dështuar në puntatën e parë të tij.

E ftuar në këtë emision për hapjen e këtij sezoni mësohet se ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.

Mësohet se Elisa Spiropali ka pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit dhe duke qenë se skuadra ka dy lojtarë, shkruan Syri.net.

Ky regjistrim ka qenë një dështim për Elisa Spiropalin dhe deputetja socialiste ka kërkuar që të mos transmetohet.
Shtuar më 02/10/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori