Eliona Pitarka flet hapur: Turi më mori në 2XL sepse më pa topless
Pëlqej
Ajo u bë e njohur për publikun pasi u shfaq me gjoksin jashtë teksa prezantonte edicionin informativ në një televizion.

Sot Eliona Pitarka ka hequr dorë nga prezantimi dhe e shohim si pjesë të kastit të aktorëve në “2XL”, mirëpo duket se nuk ka hequr ende dorë nga provokimet.

E ftuar në "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar përse Turi iu bë kjo kërkesë.

Mendoj që ajo që donte Turi ishte pikërisht kjo femra koketë dhe që të provokonte dhe e gjeti tek unë sepse ishte ajo buja që bëra tek lajmet. Mendoj se isha personi pa komplekse dhe që do ta luante më së miri rolin e femrës provokuese në Apartament. Kjo ishte pika ime e fortë,” – tha Eliona.

Prej dy vitesh në kastin e aktorëve, ajo tha se ia ka arritur qëllimin pasi cdo ditë përflitet dhe ndiqet më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori