"Elifi" bëhet nënë, vjen në jetë djali i aktores së njohur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aktorja e njohur e serialit “Një pjesë e imja”, i cili transmetohet edhe në Tv Klan, është bërë nënë për herë të parë.

Pasi mediat turke kanë raportuar lajmin se Hatice Sendil dhe Burak Sagyasar ishin në pritje të një fëmije, por edhe pasi vetë aktorja ndau me fansat në rrjetet sociale disa prej fotove zyrtare të shtatzënisë, të gjithë ishin në pritje të ditës së lindjes.

Sot, shkruajnë mediat turke, Elifi është bërë nënë e një djali. Të martën, aktorja u nis drejt Spitalit Amerikan në Stamboll për të sjellë në jetë djalin të cilin e ka pagëzuar me emrin Xhan 'Can', shkruan Class.

Lindja ka qenë natyrale dhe dy prindërit e rinj janë të lumtur për këtë satus të ri që sapo ua dhuroi vogëlushi.
Shtuar më 19/05/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori