Eli Fara: Ja përse nuk këndoj në skenën shqiptare
Këngëtarja Eli Fara ka zbuluar arsyen se përse preferon më shumë të këndojë në skenat jashtë Shqipërisë. E pranishme në emisionin “Zonë e Lirë” Eli Fara e lidhi mungesën e saj në skenën shqiptare pikërisht me publikun dhe shijet e tij, shkruan Albeu.com.

“Preferoj më shumë të këndoj jashtë pasi publiku këtu në Shqipëri është disi i çuditshëm”. I pyetur se çfarë do të thotë me këtë, ajo shpjegoi se kjo lidhet me shijet e publikut të Shqipërisë, ndryshe nga ai i shqiptarëve që jetojnë në dhe të huaj, të cilët sipas saj janë më patriotë dhe më të dashur me këngën.

“Artistët ju imponojnë shijet publikut dhe kjo përzierja e rrymave sikur ka ndryshuar pak shijet. Publiku shqiptar bën edhe jurinë duke kërkuar diçka që nuk është”, - shpjegoi ajo.

Eli Fara, por edhe shumë këngëtarë të tjerë zgjedhin kryesisht të këndojnë jashtë vendit në shtete ku ka shumë shqiptarë si Gjermania, Zvicra, Italia, Greqia etj. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 21:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori