Elhaida Dani tregon ëndrrën e saj: Dua të martohem në Kalanë e Rozafës
Pëlqej
Kur përmendet emri i Elhaida Danit, padyshim që në mendje të vjen Eurovizioni i vitit 2015 dhe kënga “I’m Alive”, e cila duhet thënë i dha Shqipërisë një tjetër status përfaqësimi në këtë kompeticion, i cili me hyrjen e Australisë në konkurrim mori përmasat e një festivali ndërkontinental.

Pas një mungese prej 2 vitesh, Elhaida më në fund është rikthyer me një këngë të re, “Më mbaj”, një këngë melankolike, intime, personale dhe e gjitha dedikuar dashurisë.

Ajo është pyetur në Thumb se a është e dashuruar dhe është përgjigjur se në fakt i është përkushtuar karrierës.

Ajo ka zbuluar edhe një sekret, se ka dashur të martohet në kalanë e Rozafës. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori