Elhaida Dani provon talentin në “Voice of Italia”
Pëlqej
Elhaida Dani
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
A nuk ju duket dhe juve e çuditshme?! Sepse ne, pas një çmimi të parë në një festival prestigjioz si “Top Fest”-i, çmimesh në festivale të huaja, dhe një kënge që për hir të së vërtetës u pëlqye goxha, nuk e kishim marrë mundimin të vinim në dyshim talentin e Elhaida Danit. Por ja që këngëtarja nuk e merr fare parasysh vlerësimin tonë dhe të të tjerëve që e votuan, sepse ka dyshime brenda vetes, shkruan Bluetooth.

Elhaidës nuk i është mbushur mendja ende se di të këndojë mirë dhe mund të bëjë profesionin e këngëtares. Për këtë arsye ajo ka vendosur të shkojë të provojë veten në një talent show mjaft të njohur, siç është “The Voice of Italia”, që realizohet për herë të parë në vendin fqinj.

Vetëm se, po ta kishte menduar pak më thellë, ndoshta nuk do të shkonte aq larg… Vallë, Elhaida nuk e di që pikërisht në televizionin ku ajo është vlerësuar si këngëtarja më e mirë, realizohet talent show i të njëjtës patentë, që quhet “The Voice of Albania”?!
Shtuar më 18/02/2013, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian