Elhaida Dani mbush skenën gjigande të Eurovizionit (FOTO LAJM)

Elhaida Dani ka ngjitur skenën madhështore me më shumë besim se sa prova e parë në të cilën mori edhe kritika. Mbrëmja e 15 majit ka qënë prova e dytë për këngëtarët e Eurovizionit.

Sot Wiwibloggs shkruan:“Ndryshe nga shumë këngëtarë, Elhaida Dani nga Shqipëria nuk ka nevojë për objekte përkrahëse në skenë apo për kërcimtarë.

Zëri i saj është mëse i mjaftueshëm për të mbushur këtë skenë gjigande. Ajo kishte probleme me kufjet gjatë provës së parë. Por mbrëmë ajo në përgjithësi dukej më e sigurtë dhe më rehat”.

Edhe kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh në Facebook.
“@elhaidadani93 zeri i Shqiperise qe ka ndezur vigjiljen e EuroSong, le ti japim gjithe mbeshtetjen tone ‪#‎ForcaElhaida“./albeu.com/‬
Shtuar më 16/05/2015, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori