U gjet pa shenja jete në fundin e pishinës në Vlorë, trupi i polakut sillet në Tiranë për ekspertizë

Një 18-vjeçar polak ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë. Ai u gjet i vdekur në pishinën e hotelit nga prindërit  t tij.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.

Për të huajt të cilët ndodhen në Shqipëri, në raste të tilla, gjithçka kryhet në kryeqytet.

Ndërkohë gjatë paradites, ambulance ka mbërritur edhe dy herë të tjera pasi prindërit e 18 vjeçarit kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë.

Ata nuk kanë dashur praninë e kamerave dhe nuk kanë deklaruar asgjë. Pritet përgjigjja e ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vkedjes së 18-vjeçarit.