Eleni flet për Eurovizionin: Turp të përfaqësosh Shqipërinë sepse je shqiptare
Pëlqej
Më në fund këngëtarja Eleni Fouriera prezantoi klipin që fansat e saj të zjarrtë e prisnin me padurim. Me kërcime seksi dhe imazhe plot sensualitet klipi duket se është vetëm një flakë që këngëtarja e lindur në Fier pritet të ndezë në skenën e Eurovisionit.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja në këtë edicion do të performojë për Qipron.

Në një intervistë për median greke se është turp të dëgjosh kur thonë se duhet të përfaqësosh Shqipërinë sepse je shqiptare.

“Është turp për botën të dëgjosh një fëmijë të vogël duke thënë, ‘Ti je nga Shqipëria, përfaqëso Shqipërinë në Eurovision’. Unë ndihem njeriu më i pasur në botë pasi kam tre shtëpi. Kjo është gjëja më i bukur që mund ti ndodhë një personi”, ka deklaruar këngëtarja.

Ajo gjithashtu është shprehur se nuk i ka munguar kurrë ushqimi dhe se prindërit e saj nuk e kanë pasur të thjeshtë të nisin një jetë të re nga fillimi.

“Nuk më ka munguar kurrë ushqimi sepse prindërit e mi nuk hanin vetëm që unë të mos ndihesha e uritur. Nuk është e thjeshtë të lësh një vend me plumba dhe të shkosh në një vend të ri për të nisur jetën nga fillimi. Unë nuk jam ngjitur kurrë në skenë dhe dy njerëz të jenë kokëulur sepse këndoja për ta. U ngjita në skenë dhe thashë që ky është vendi im”, ka thënë ajo.

Eleni nuk është e vetmja shqiptare që do marrë pjesë në festivalin më të madh të muzikës. Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë ndërsa Ermal Meta me mikun e tij Frabrizion, do përfaqësojnë Italinë.
Shtuar më 13/03/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori