Videoja bëhet virale, si indiania rrezikon jetën e saj për një pikë ujë (VIDEO)

Videoja e një gruaje indiane po bën xhiron e rrjetit. Në video shfaqet një grua e cila rrezikon jetën e saj duke u ngjitur dhe duke zbritur murin e një pusi pa litar, për të nxjerrë ujë.

Pamjet nxjerrin në pah mungesën akute në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh.

 

Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi puset dhe pellgjet janë tharë.

Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.

Një raport global i vitit 2019 e kishte emëruar Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi i ujit” ishte “jashtëzakonisht i lartë”./albeu.com


Shtuar 3.06.2022 11:02