Droni zbulon 7 qytetet ku po kultivohet kanabis në Shqipëri

Monitorimi ajror i Guarda Di Finanza-s në Shqipëri ka zbuluar disa zona problematike për kultivimin e kanabisit nga jugu në veri.

Malësia e Shkodrës, Lezha, Malësia e Krujës, Vlora, Tepelena, Gjirokastra dhe Malësia e Tiranës janë zonat e evidentuara si më problematike sa i takon kultivimit të kanabisit në toka të hapura kryesisht bujqësore.

Më pas hartën me këto zona, Guarda Di Finanza ia ka dorëzuar policisë shqiptare që ka nisur aksionin në terren për asgjësuar parcelat me kanabis.


Shtuar 15.07.2022 16:38