Einxhel Shkira "braktis" vëllezërit Veshaj, heq dorë nga spektakli "Binjakët" (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira zëvëndësoi Bora Zemanin, që u shfaq e para në ekran përkrah vëllezërve Veshaj, Romeo e Donald. Në fakt Einxhel erdhi në një format ndryshe me ta, por rrugëtimi në “Binjakët Show” nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur.

Përmes një postimi në Instagram, Einxhel ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit për disa arsye të ndryshme, të cilat nuk i ka zbuluar. Ajo ka thënë se po përgatitet për disa projekte të reja dhe po pret me padurim t’i ndajë me ndjekësit.

“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e show-t Binjakët. Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne. Projekte të reja po vijnë. Mezi pres t’i ndaj me ju!”, ka shkruar Shkira.

Ndërkohë sezonin e kaluar Einxhel u largua nga emisioni “E diell” në Top Channel dhe u përfol për një debat me produksionin. Nuk e dimë ende se çfarë po përgatit moderatorja, por ne do të jemi në pritje që ta shohim sërish në ekran.

Ndërkohë kujtojmë se vëllezërit Veshaj patën të ftuar në puntatën e tyre të parë, Bora Zemanin, e cila përballë një interviste me Donaldin zbuloi gjithçka që nuk dinim për lidhjen e tyre.
Shtuar më 30/11/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori