ZYRTARE/ Eriksen firmos me ekipin legjendar

Christian Eriksen do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League.

Pas disa muajsh në Brentford, mesfushori danez është një lojtar i ri i Manchester United.

Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare: “Unë kam ende ambicie të mëdha,  ky është vendi i përsosur për të vazhduar rrugëtimin tim. Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj”, th Eriksen. /albeu.com/


Shtuar 15.07.2022 16:24