Eduard Selami: Shtatzënia e Ilvës, emocion i rrallë për të dy ne
Deputeti i PD, Eduard Selami, gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ka shprehur emocionet që ndjen ai së bashku me gazetaren Ilva Tare, teksa do të bëhen prindër. Për "Bluetooth", ai ka theksuar se shtatzënia e Ilvës është një emocion i veçantë për të dy.

"Është një emocion i rrallë për të dy ne. Po e shijojmë shumë këtë proces. Ilva është mirë me shëndet dhe e përjeton çdo ditë e më shumë këtë eksperiencë të veçantë për të dy", ka treguar duke buzëqeshur deputeti. Nuk ka dashur të japë më shumë detaje për gjininë e fëmijës, duke e lënë kështu surprizë deri në momentin që do të vijë në jetë.

"Për të tilla gjëra duhet të flasë nëna e fëmijës, lërjani asaj këtë kënaqësi", i është përgjigjur Selami pyetjes nëse do të bëhej me djalë apo vajzë. Duket se nuk ka gjetur dot fjalët e duhura për të përshkruar ndjesinë që vetë ai po përjeton në këta muaj, edhe pse nuk e fsheh entuziasmin teksa flet dhe buzëqesh njëkohësisht.

"Jam i lumtur që gjërat kanë shkuar mirë deri më tani, jemi në ankth dhe të lumtur", thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2015, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori