Edhe Shqipëria pjesë e "Mercenarët 2"
Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri në kërkim të një 'thesari', gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri.


"The Expendables 2" (Mecenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i filmit aksion "The Expendables" (Mercenarët 2010), me yjet Silvester Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce Willis dhe Arnold Shvarceneger.


Filmi i realizuar me regji të Simon West, ka arritur të marrë një shumë prej 29 milionë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u ngjitur kështu në majë të klasifikimit si filmi më fitimprurës i momentit.Filmi flet për një grup miqsh që kërkojnë të hakmerren ndaj një mercenari rival, të luajtur nga Jean Claude Van Damme, për vrasjen e njërit prej tyre dhe rrezikun që i kanoset botës prej tij për shkak të një arme vdekjeprurëse të cilen ai kërcënon ta përdorë.



Një pjesë e mirë e historisë zhvillohet çuditërisht në Shqipëri, ku banda e mercenarëve vjen në kërkim të një thesari i cili kishte mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri.

Ky thesar rezulton të jetë një lloj harte, e cila tregonte vendndodhjen e një miniere platoniumi. Vendi ynë bëhet edhe pika e takimit mes mercenarëve dhe rivalit të tyre Jean Villain, i luajtur nga Van Damme.

Prodhimi i filmit flitet të ketë arritur shifrën 100 milionë dollarë dhe ka qenë një shans i mirë për aktorët që po i afrohen moshës së pensionit për të patur një tjetër hit në karrierën e tyre të suksesshme.

Produksioni është vazhdim i origjnalit "Mercenarët", një sukses i vitit 2010 që arriti fitime prej 35 milionë dollarësh vetëm javën e parë në Amerikë dhe më pas deri në 274 milionë në gjthë botën.
Shtuar më 20/08/2012, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori