Një ndër këngët më të klikuara shqiptare, "Të ka lali shpirt", tashmë ka edhe
versionin e saj në serbisht. Kënga "Samo namigni" (vetëm ma shkel syrin)e kënduar nga Violeta Milkoviç dhe Damir Polumenta është hedhur në YouTube një muaj pas publikimit të hitit të Silva Gunbardhit, shkruan Illyriapress.
Në
versionin serb përmendet vetëm autori i këngës Alfred
Sula, ndërsa të dhënat e tjera janë ndryshuar. Në
versionin shqip Sula shfaqet edhe si
orkestrues, ndërsa në version
serb orkestrues është Dragan Trashkoviç.
Por, pavarësisht origjinalitetit, numri i klikimeve në YouTube është shumë i lartë: versioni
shqip ka 27 milionë klikime, ndërsa ai
serb ka rreth 5 milionë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 14:53