Edhe pse në burg, Keisi zbulon një dhuratë të veçantë për Stresin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prej tre javësh reperi, Stresi ndodhet pas hekurav, për shkak se policia ka dyhsime të forta se ai është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë.

Gjithashtu Stresit fjatë arrestimit në një hotel të Tiranës i janë gjetur një armë si dhe një dozë kokaine.

Megjithëse bashkë me Stresin në hotel u raportua se ishte një vajzë 20 vjeçare kjo nuk e ka penguar të fejuarën e tij që ta mbështesë që në ditën e parë të arrestimit.

Keisi nuk ka reshtur së mbështeturi atë, ku nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, Keisi tregon se është gjithmonë pranë Stresit dhe se beson te pafajësia e tij.

E teksa pret që reperi të jetë i lirë, ajo dëgjon këngët e tij dhe realizon video që më pas i publikon në “Instastory”.

Por jo vetëm kaq, pasi Kejsi na ka zbuluar edhe një surprizë që i ka bërë Stresit.

Si fillim, Keisi ka zbuluar 10 gjëra që askush nuk i dinte për të. Mes këtyre “sekreteve”, ajo ka treguar edhe talentin që ka në pikturë dhe dhuratën e veçantë që ka bërë për Stresin.

“Nuk jam Pikaso, por marr kënaqësi kur krijoj portrete të njerëzve që dua”, ka shkruar Keisi në postimin ku tregon portretin e reperit dhe babait të tij, Sali Lushaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori