Edhe pse jo zyrtare, Drake është artisti me më shumë kopje të shitura të albumit për vitin 2018
Reperi, këngëtari, teks shkruesi, aktori dhe interpretuesi Canadez është duke kaluar një nga vitet më të suksesshëm të karrierës së tij personale, shkruan Albeu.com

Federata Ndërkombëtare e "Industrisë Fonografike" ka zbuluar numrin e shitjeve të albumeve të artistëve për vitin 2018-të.

Edhe pse të dhënat nuk janë bërë ende publike zyrtarisht, mund ta kuptojm fare thjesht edhe nga klikimet në "Yutube". Drake është artisti që kryeson duke lënë pas emra të mëdhenj si Eminem e shumë të tjerë.

Albumi më i shitur i vitit 2018-të po del të jetë "Cast of the Greatest Showman", me 3.5 milionë kopje.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditet grupi i njohur i muzikës pop, BTS me dy albumet e tyre.

Ndërsa i vetmi album që i përket zhanrit rep është ai i Eminemit "Kamikaze" me 1.1 milionë kopje të shitura.

Albumi i Drake është konsideruar si më i suksesshmi i të gjitha kohërave duke dhënë mesazhe pozitive në shoqëri. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori