Edhe pas tradhtive publike, Khloe mbron Tristanin
Që pas skandalit të tradhëtisë, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithatë për të mirën e vogëlushes True, janë të detyruar të qëndrojnë në kontakt.

Khloe ka marrë shumë mbështetje nga fansat e saj ‘online’, ndërsa Tristan është kthyer në një nga personazhet më të urryer, por mesa duket Khloe nuk e hedh poshtë ish-partnerin e saj pavarësisht situatave të pakëndshme që kanë ndodhur.

“Zemër vazhdo ta rrisësh vajzën tënde në mënyrën më të mirë që ti di. Ajo ka nevojë vetëm për mamanë e saj. Po ia del shkëlqyeshëm, mbaje kokën lartë”, ka shkruar një nga ndjekësit e saj.

Khloe ia ka kthyer duke thënë se Tristan është një baba shumë i mirë për vogëlushen e tyre dhe se problemet e çiftit nuk do të ndikojnë asnjëherë tek True.

Ashtu siç ka deklaruar dhe më parë, Khloe është fokusuar totalisht që vajza e saj të rritet në ambient të shëndetshëm.
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori