Edhe pak ka mbetur, Blero dhe Afrona zbulojnë ftesat e veçanta të dasmës (VIDEO)
Më 21 shtator të këtij viti, çifti shumë i njohur Blero Muharremi dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Pas një lidhjeje disavjeçare, ata do të bëhen burrë e grua dhe janë tepër të ekzaltuar teksa përgatiten për ditën e madhe.

Çifti ka filluar të shpërndajë ftesat e dasmës dhe disa prej miqve të tyre i kanë publikuar ftesat në Instastory.

Siç e shohim në foto, Blero dhe Afrona kanë përzgjedhur ftesa të veçanta për ditën e tyre speciale.

Dasma e çiftit do të mbahet në Shëngjin dhe priten të jenë të ftuar personazhe të shumtë VIP.

Po afron dasma, Afrona Dika zgjedh unazën e martesës (FOTO LAJM)

Shtuar më 15/08/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori