Edhe nusja e Sinanit hap këtë biznes? (VIDEO)
Andrra Destani, tanimë bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Sinan Hoxha, është një emër mjaft i përfolur në media kohët e fundit.

Jo vetëm për shkak të famës së bashkëshortit, por edhe për jetën luksoze që bën ajo dhe familja e saj, modelja 24-vjeçare është vënë në qendër të mediave rozë për hapjen e bisnezit tw saj tw ri.

Kishte lajmëruar se do merrej me diçka, ndërsa dje finalizoi projektin e saj duke hapur dyqanin me fustane nusërie ''Andrra Couture''.

Për këtë gjë ka lajmëruar vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan:

“E biseduar dhe e ideuar në tryeza të niveleve ndërkombëtare të boteë së modës, projekti i ngritur mbi standartet me bashkëkohore të dizenjimit të fustaneve vjen në Shqiperi nën markën e “Andrra Couture”.

Synimi i investimit tonë bazohet në prodhimin e fustaneve madhështore të nusërisë për ditën më kuptimplotë të jetës suaj dhe të atyre plot stil të mbrëmjeve për të qenë ju diferenca në cdo rast special.

Makineria e prodhimit të fustaneve që do t’iu dhurojnë klas dhe elegancë në cdo event tuajin, përfshin një staf të kualifikuar me përvojë.

Nën një kujdes të vecantë dhe përkushtim të plotë marka me e re e fustaneve të nusërisë dhe atyre të mbrëmjeve hap dyert për të gjitha vajzat që dukjen e tyre duan ta shndërrojnë në kryefjalen e eventit. Me Andrra Couture, diferenca je Ti!” /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori