Edhe kjo këngëtare shqiptare ka gati albumin e saj të parë ndërkombëtar
Këngëtarja Besa Kokëdhima duket se ka lënë Shqipqrinë dhe është zhvensdosur për të jetuar në Paris. Prej andej ajo duket se do ju bëjë supriza fansave të saj. E ftuar në “Top ShoëMagazine” ajo u shpreh se po punon një album në gjuhën angleze.

“Po bëj muzikë në gjuhën angleze. Duhet ta kisha bërë më përpara. Kemi punuar në 3 materiale dhe kam gati gjashtë deri në shtatë demo. Nuk jam larguar nga muzika pop modern.

Por nuk dua të flas shumë për të, jam person supersticioz. Po ndodhi, ndodhi” – tregoi Besa Kokëdhima.

E pyetur sesi është të jetosh larg Shqipërisë, ajo u përgjigj: “ Zhvendosja fillestare në Paris, nuk ishte e thjeshtë. Nuk shkon përditë në vendet që njerëzit nxjerrin fotot në ‘Instagram’,të kap rrjedha. Por puna më mban të angazhuar.” /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2018, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori