Edhe Instagrami juaj është "pushtuar" nga fotot e zeza të VIP-ave? Mësoje ç'po ndodh (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë keni parë sot fotozeza në Instagram nga personazhe të njohur me miliona ndjekës dhe me influencë të lartë, nga biznese apo edhe nga vetë faqja zyrtare e Instagram dhe po pyesni vetën se çfarë po ndodh.

#BlackOutTuesday quhet thirrja e fundit që po ndërmerret kundër racizmit, i cili sot më shumë se kurrë ka nevojë për më tepër vëmendje!

Pra këtë të martë, nuk do të blihet dhe nuk do të shitet asgjë në shenjë proteste për çështjen e njerëzve me ngjyrë.

Edhe vetë Instagrami ka bërë thirrje në profilin zyrtar që të shpërndahen sa më shumë foto të tilla të zeza, si një formë për t’u shprehur kundër racizmit.

“Ne ju dëgjojmë, ju shohim dhe jemi me ju. Ne qëndrojmë kundër racizmit. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që punojnë për drejtësi në nder të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerëve, emrat e të cilëve nuk do të harrohen. Kemi parë që komuniteti i Instagramit ka fuqinë të sjellë ndryshim domethënës. Sa më shumë që ne të #ShareBlackStories, aq më shumë ngremë zëra që e bëjnë një ndikim të qëndrueshëm. @facebook premton 10 milion dollarë në përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund padrejtësisë racore. # BlackLivesMatter”.

Shumë emra të njohur të muzikës, kinematografisë, apo modës i janë bashkuar kësaj thirrjeje e cila po zgjerohet anembanë botës.
Shtuar më 02/06/2020, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori