Edhe Greta Koçi tregon si e përjetoi tërmetin: Jemi të vegjël para Zotit (FOTO LAJM)

Ka kaluar një javë që nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe njerëzit po mundohen të gjejnë forcën brenda vetes për ta kaluar situatën e vështirë që la pas.

Gjithsesi, kjo vazhdon të jetë tema kryesore si në realitet ashtu dhe në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur Greta Koçi, është pyetur së fundmi nga ndjekësit nëse kishte frikë nga katastrofa natyrore, pra tërmeti.

"A je trembur nga tërmeti Greta?", i ka shkruar një ndjekës në një postim të bërë në Instastory ku ajo ka shprehur dëshirën që fansat e saj t’i drejtojnë pyetje.

Këngëtarja ka treguar se njëjtë si të gjithë, dhe ajo e ka përjetuar me frikë e megjithatë shprehet se me rëndësi është të vazhdosh përpara kur jeta të përplas me vështirësi. A pati ndonjë njeri që nuk u tremb? Ditë të vështira, dhe ditë që të bëjnë të reflektosh dhe të kuptosh se në fund të fundit jemi njerëz, jemi të përkohshëm, jemi të vegjël para Zotit. Me rëndësi është të vazhdojmë jetën, pa lakmuar shumë, pa u bërë të ngushtë në shpirt. Të jetojmë me dashuri për vetën, për familjen, duke besuar se Zoti do të na sjellë ditë të mira”, është përgjigjur Greta.
Shtuar më 05/12/2019, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori