Edhe Ermali u shastis nga dhurata që mori Angela
Para martesës, Angela Martini shprehej se ishte femra më e lumtur në botë. Dhuratat nuk kishin fund për të çdo ditë, dhe me sa duket, një jetë e lumtur me dashuri, e shtyu modelen shqiptare të ndërmarrë një hap të madh, atë të martesës me miliarderin rumun, Dragos Savulevscu.

Disa ditë pas dasmës në Las Vegas, Angela ka zbuluar në Instagram dhuratën që i bëri bashkëshorti i saj dhe bëhet fjalë për një makinë “Bentley” të zezë.

Bashkëshorti vazhdon të më surprizojë çdo ditë. Të dua! Dhurata e martesës”, shkruan Angela teksa tregon makinën luksoze.

I habitur nga kjo dhuratë, Ermal Mamaqi nuk mund të qëndronte pa komentuar duke i thënë Angela-s atë që shumë femra e mendojnë por nuk e thonë me zë të lartë.

“Aman mi na e lej një xhiro burrin”, ka shkruar Ermali me humor në foton e publikuar nga Anxhela. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori