"Edhe Clyde është beqar?", Kejvina pranon publikisht lidhjen (FOTO LAJM)

Pëlqej
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ishte këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Claydee, hitet e të cilit dëgjohen kudo.

Gjatë emisionit Claydee foli si rrallëherë edhe për jetën private duke u shprehur se është beqar.

Kur Kejvina erdhi për të bërë pyetjen, Ermali i tha: “Thjesht po ta them Claydee është beqar”.

Pastaj u drejtua nga Claydee: “Thjesht po ta them Kejvina është beqare”, i tha Ermali në përpjekje për të krijuar një çift të ri.


“Kush të tha ty që jam beqare?”, u përgjigj Kejvina duke pranuar kështu publikisht se është në një lidhje.

“Domethënë ti nuk je më një shpirt i lirë?”, e pyeti Ermali dhe Kejvina iu përgjigj me jo.

Shtuar më 16/12/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori