Ed Sheeran paditet nga dy muzikantë
Dy muzikantë kanë hedhur në gjyq Ed Sheeran dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh, me pretendimin se balada e tij “Photograph” ka një strukturë mjaft të ngjashme me këngën e tyre, “Amazing”.

Martin Harrington dhe Thomas Leonard shohin të njëjtën përbërje muzikore me pjesën e inteprertuar nga fituesi i “X Factor”-it të vitit 2010 në Britani, Matt Cardle.

Amazing”, sipas tyre, u kompozua në vitin 2009. Harrington dhe Leonard këmbëngulin se “Photograph” i Sheeranit ka 39 nota të ngjashme me të.

Nga sa tregojnë dokumentet e paraqitura në gjykatë, në mbarë botën janë shitur mbi 3.5 milionë kopje të baladës së Sheeranit, e cila është përdorur gjerësisht edhe në dramën e re hollivudiane, “Me Before You”. /albeu.com/


Shtuar më 09/06/2016, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori