Ed Sheeran merr një vendim të prerë: “Njerëzit nuk më pëlqejnë” (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer Ed Sheeran ka marrë një vendim të prerë përsa i përket rrjetit social Twitter.

Ai ka deklaruar se ka hequr dorë përfundimisht prej tij për shkak se merr shumë komente negative.

Këngëtari i shumë hiteve muzikore u shpreh se në fakt komente të tilla ndikonin negativisht në humorin e tij dhe rrjedhimisht i prishnin ditët.

Pavarësisht se llogaria e tij, e cila ka mbi 19.1 milionë ndjekës, do mbetet e hapur, ai ka vendosur të mos bëjë më postime por vetëm të publikojë foto, të cilat i publikon në Instagram.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, ai ka shpjeguar: “Në fakt kam hequr dorë nga “Twitter” totalisht. Nuk mund t’i lexoj komentet.

Kur hap llogarinë nuk shoh gjë tjetër përveçse komente negative.

Një koment shkatërron ditën tënde prandaj kam vendosur të heq dorë.

Jam përpjekur të punoj shumë dhe nuk di pse njerëzit nuk më pëlqejnë” /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori