Ed Sheeran ka shprehur dëshirën për të kënduar në dasmën e princit Harry
Pëlqej
Këngëtari britanik ka shprehur dëshirën për të kënduar në dasmën e princit Harry me Meghan Markle.

Por, derisa të arrijë ai moment, Ed Sheeran i është afruar anëtarit të familjes mbretërore, duke e ndihmuar me një projekt muzikor për të mbledhur fonde për bamirësi.

Kënga “Footprints in the Snow” do të mbledhë fonde për fushatën bamirëse “Walking Home for Christmas”, ku një prej themeluesve është dhe Harry.

Duke ndihmuar për të mbledhur fonde për një prej fondacioneve të preferuara të princit, mund ta favorizojë Sheeran në misionin e tij për të kënduar në martesën e shumëpritur dhe të shumëpërfolur të Harry e Meghan, dëshirë të cilën e shprehu kur u nderua me “MBE” nga Pallati, gjatë këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori