E zuri gjumi dhe nuk shkoi në emision, Genti tregon incidentin
Gentian Zenelaj ka treguar se një nga punët e para që ka bërë, ka qenë në një emision në radio.

Aktori rrëfeu se emisioni që ai prezantonte në atë kohë ka qenë në orën 7 me 9 dhe atij i duhej që të ngrihej shumë herët për në punë. Megjithatë një ditë e kishte zënë gjumi.

Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë.

Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.
Shtuar më 15/03/2019, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori