E vogla e shtëpisë, Gent Zenelaj ndan videon teksa i mëson makinën të bijës (VIDEO)
Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, është baba i dy fëmijëve; një djali të quajtur Daniel dhe një vajze që quhet Aria.

Kjo e fundit është e vogla e familjes dhe sigurisht më e llastuara, ndaj merr vëmendjen më të madhe në llogarinë e babait në Instagram.


Aria është kthyer në personazhin kryesor në llogarinë e Gentit dhe videot e shumta baba e bijë tregojnë raportin perfekt që ata kanë me njëri-tjetrin.

Vogëlushja është vajza e llastuar e babait, e cila ditën e sotme ka mësuar marshet e makinës dhe pretendon të bëhet shofere kur të rritet.

“O DROMCA ATOMIKE ime ti 😍😍😍😘😘😘😘😘”- shkruan aktori krahas videos së Arias që na shkriu së qeshuri.


Shtuar më 29/05/2020, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori