E veshur nga Valdrin Sahiti, Paris Hilton shkëlqeu mbrëmë në AMAs (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve AMAs.

Nën rregulla strikte për shkak të emergjencës Covid-19, personazhet VIP parakaluan në tapetin e kuq dhe u vlerësuan me çmime, si dhe nuk munguan performancat e tyre në skenë.

Një prej personazheve VIP që tërhoqi vëmendjen me vezullimin e saj ishte Paris Hilton, e cila ishte veshur me një fustan të shkurtër gri me temina, me mëngë të gjata dhe me dekolte të hapur.

Ajo shkëlqeu me këtë pamje, por e dini cili fshihej pas saj?

Pikërisht stilisti shqiptar Valdrin Sahiti! Ai ka ndarë foto të Hilton në llogarinë e tij në Instagram, krenar që emri i tij ishte ndër emrat e stilistëve më të famshëm që kishin veshur mbrëmë personazhet.

Kjo nuk është hera e parë që Valdrini vesh personazhe me famë botërore, ndërsa talenti i tij ka marrë famë edhe jashtë vendit, gjë që vlen për t’u duartrokitur!
Shtuar më 23/11/2020, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori