"E urrej punën time", Adrola Dushi tregon arsyen
Modelja e njohur Adrola Dushi, padyshim që mund të thuhet se është një nga femrat më të bukura shqiptare.

Prej vitesh Adrola po arrin sukses pas suksesi me punën e saj si modele, por mesa duket ajo nuk e pëlqen edhe aq shumë punën që bën.

E ftuar së fundmi në emisionin ”Pasditja ime” Adrola, rrëfeu për karrierën e saj në Amerikë.

Dhe për herë të parë bëri deklaratën befasuese, duke treguar se e urren punën e saj. Duke u bazuar tek rrjetet sociale, ku sipas saj çdo vajzë hiqet si modele, ajo tashmë e ka për ofendim të quhet një e tillë.

“E urrej punën time. Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë. Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrotull dhe ka humbur sensi i gjësë. Nuk po e shijoj fare.”- është shprehur ajo.
Shtuar më 28/11/2018, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori