"E turpshme", familjen Kardashian e kryqëzojnë për shkak të "talljes" me ushqimin (VIDEO)
Vetëm pak orë më parë, Khloe Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video nga episodi i ardhshëm i “Keeping Up With The Kardashians”, video e cila ka ngjallur shqetësim të madh tek publiku.

Gjatë videos, vajzat shfaqen duke luftuar me njëra-tjetrën me ushqim në shtëpi teksa qeshin me të madhe , ndërsa ky veprim s’i ka pëlqyer aspak fansave.

Të shumtë janë ata që janë revoltuar në komente, duke u shprehur se familja Kardashian është duke i shpërdoruar ushqimet, ndërkohë që shumë njerëz të tjerë nëpër botë nuk kanë për të ngrënë.

Të shumtë janë ata që e kanë quajtur këtë veprim të turpshëm dhe të pamatur, si dhe mungesë respekti ndaj ushqimit dhe familjeve të varfëra.

Mirëpo, ka edhe nga ata që i kanë mbrojtur motrat Kardashian dhe Jenner, pasi sipas tyre ky nuk është rasti kur duhet të gjykohen.

Sipas këtyre të fundit, familja Kardashian ka bërë goxha bamirësi dhe nuk është vlerësuar sa duhet.

Pas këtyre reagimeve, nuk ka ardhur ende asnjë reagim nga familja e famshme.
Shtuar më 14/11/2019, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori