E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari turk (VIDEO)
Një lajm i hidhur vjen nga mediat turke për një nga këngëtarët më të njohur. Arif Akpinar ka humbur jetën në moshën 36-vjecare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Këngëtari ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe ishte shtruar në spital javën e kaluar. Akpinar nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe sot humbi jetën. Producenti Bulent Seyhan në një postim në Twitter shprehu dhimbjen për humbjen e artistit.

“Arif Akpinar, artist i dashur, na le në një moshë kaq të re, u prehsh në paqe”-shkruajti producenti. Akpinar ishte një artist i njohur në Turqi dhe një nga këngët e tij më të dëgjuara është “Kilit”.
Shtuar më 02/10/2020, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori