Yuri Kim siguron shqiptarët që duan drejtësinë e pakapur: Jam këtu për një kohë të gjatë (VIDEO)

Qëndrimit të Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave të zëvendësimit të kryediplomates së SHBA, ambasadorja amerikane Yuri Kim i dha vetë përgjigje sot në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”.

Diplomatja e lartë amerikane dhe se do të vazhdojë të qëndrojë edhe ca më gjatë se sa mandati 3 vjeçar në Shqipëri.

Ndryshe nga çfarë tha Ministria e Jashtme në një reagim të pazakontë, Yuri Kim u shpreh se do vazhdoje të qëndrojë ende në Shqipëri.

“Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme. Por njerëzit duan më shumë dhe SHBA janë në krah të popullit shqiptar. Nuk është një kohë që duhet çlodhur. Deri tani e kemi bërë së bashku

SHBA nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Partnerët tuaj evropian duan që ju të keni sukses, që ju mund t’ja dilni mbanë.

Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, sepse ka një sfidë këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!

Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin të tjerët. Vendimet në drejtësi na ndikojnë

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për në fazën tjetër. Shqipëria ka qenë anëtarë e NATO-së që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për futjen në këtë klubin e ëndrrave”, tha Kim.