E tradhtoi publikisht, Khloe ka ca fjalë për Tristan
Pëlqej
U tha se Khloe harroi gjithçka nga tradhtia e partnerit dhe tani të gjithë janë të lumtur me familjen e re, por gjërat nuk janë aspak siç duken.

Pak orë më parë në llogarinë e saj të Instastory-it, Khloe ka postuar një shprehje që flet për durimin, faljen dhe për gjëra të tilla si këto.

Dashur pa dashur, i gjithë interneti e lidhi me Tristan-in...sepse për kë do të ishte tjetër?

“Diçka për të cilën je lutur është gati të ndodhë. Ke marrë shumë mësime.. Ke duruar shumë gjëra për një kohë të gjatë. Qëndrove e fortë dhe përballove shumë sfida. Asgjë s’të theu. Akoma je aty, aq e fuqishme sa më parë. Tani është koha jote për ta marrë veten.”- shkruhet në foto shkruan anabel.

Dhe nga ç’mund të kuptoni, sfida më e madhe përveç mëmësisë është skandali me të cilin ju desh të përballet. Ndoshta Khloe mori kohën për të reflektuar dhe tani po llogjikon siç duhet. Ndoshta...
Shtuar më 25/05/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori