Ish-presidenti i Interit Moratti i befason të gjithë për “Calciopoli”: Serie A kishte sistem të manipuluar

Massimo Moratti, ish-presidenti historik i Interit, bëri akuza të rënda kundër sistemit të futbollit në Serie A.

“Serie A u manipulua dhe ne ishim viktima. Juventus duhej ta fitonte atë kampionat, dhe nëse jo Juve, duhej ta fitonte Milan.

Turp, sepse forma më e madhe e pandershmërisë është të mashtrosh. Sistemi i futbollit në vendin tonë ka qenë i manipuluar, nuk e di kush është shkaktari, por di të them se kishte manipulime”, është shprehur Moratti për “Corriere della Sera”, për periudhën kur ndodhi Calciopoli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.10.2022 11:56