Miriami dhe
Albani kanë bashkë 13 vite dhe janë një nga çiftet më jetëgjatë të showbizit. Çifti janë prindër të dy fëmijëve dhe e ftuar në "E diell",
Miriami u shpreh se familja është arritja më e madhe në jetë për të.
Gjatë intervistës, Edi Manushi e pyeti Miriamin edhe për puthjen e parë me Albanin. E vendosur në siklet,
Miriami tregoi se
puthja ka ndodhur kur
Albani e ftoi për një darkë pas ca kohëve që njihnin njëri-tjetrin.
"
Puthja e parë ka qenë në fillimet tona, kur më ftoi
Albani për një darkë, kishim disa kohë që njiheshim. Aty domethënë ndodhi… se tani...", u shpreh
Miriami në siklet.
"Normalisht ishte
Albani më i guximshëm që mori hapin, ishte më i vendosur",
tregoi këngëtarja.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 11:42