E sikletosur, Miriami tregon si ndodhi puthja e parë me Albanin (FOTO LAJM)

Miriami dhe Albani kanë bashkë 13 vite dhe janë një nga çiftet më jetëgjatë të showbizit. Çifti janë prindër të dy fëmijëve dhe e ftuar në "E diell", Miriami u shpreh se familja është arritja më e madhe në jetë për të.

Gjatë intervistës, Edi Manushi e pyeti Miriamin edhe për puthjen e parë me Albanin. E vendosur në siklet, Miriami tregoi se puthja ka ndodhur kur Albani e ftoi për një darkë pas ca kohëve që njihnin njëri-tjetrin.

"Puthja e parë ka qenë në fillimet tona, kur më ftoi Albani për një darkë, kishim disa kohë që njiheshim. Aty domethënë ndodhi… se tani...", u shpreh Miriami në siklet.

"Normalisht ishte Albani më i guximshëm që mori hapin, ishte më i vendosur", tregoi këngëtarja.

Shtuar më 04/01/2021, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori