E shkarkuan nga posti në Top Channel, Balla shkon në Vizion Plus
Bëri bujë shumë të madhe, shkarkimi i Sokol Ballës si drejtor i informacionit në Top Channel.

Madje edhe zërat se shkak u bë Kryeministri Edi Rama për këtë shkarkim nuk munguan.

Megjithatë duket se përplasja mes gazetarit dhe pronares së televizionit Vjollca Hoxha për vijën editoriale nuk do të kalojë aq lehtë.

Balla ka vazhduar drejtimin e Top Story, por mesa duket dhe ka filluar kërkimin për një ekran të ri.

Sipas Gazetës Shqiptare ai është parë në mjediset e Vizion Plus, ku dhe ka takuar drejtuesit e televizionit. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori