“Do që të më shajnë”, çfarë ndodhi me Bora Zemanin? Megi Pojani reagon për “sherrin”

U aludua për një zënkë mes Bora Zemanit dhe Megi Pojanit nisur nga një batutë të premten e kaluar në “Dancing With The Stars”. Megi mohon të ketë një prapaskenë mes dy vajzave dhe thotë se gjithçka është në rregull.

“Jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe. Unë e vlerësoj se ndërhyrja e Borës ishte shumë me vend. Bora po më mbronte, por kjo gjë do zgjaste debatin me jurinë…”

Por me kë çifte e ka konkurrencën më të fortë Megi dhe nga cili prej tyre ka më shumë frikë?!

Mendoj që në këtë pikë, kuptohet se kush janë çiftet që kanë më shumë potencial. Unë kam besim shumë të fortë që do jem një nga ata njerëz që do vërehet progresi në vazhdim. E di që më shohin si konkurrente të fortë, por do bëhem edhe më e fortë.