E refuzuan, kush janë VIP-at që nuk hipën tek avioni i Ramës për Stamboll (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka shkaktuar mjaft kureshtje lista e personazheve publike dhe gazetarëve që Kryeministri Rama mori me vete për të shkuar një xhiro një ditore në Stamboll në udhëtimet testuese të Air Albania.

Dje në media u publikua një listë prej 70 personazhesh publike, shumica e tyre gazetarë, por mësohet se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi.

Albeu.com mëson se fluturimit të Ramës për Stamboll nuk iu bashkuan Luana Vjollca, Bleona Qereti, Gaz Paja dhe Florian Binaj.

Ndërkoheë, konfirmohet prezenca e Ermal Mamaqit dhe Amit.

Sa i përket gazetarëve, në udhëtim nuk ishin as Blendi Fevziu, Skënder Minxhozi apo Lorenc Vangjeli. Më parë, edhe gazetari i Erjon Skëndo u shpreh se nuk do të ishte në këtë udhëtim.

Lista e gazetarëve pjesëmarrës në këtë udhëtim shkakton mjaft reagime dje në rrjetet sociale me kolegë që u shprehen hapur kundër praktikave të tilla të qeverisë dhe me të tjerë që zgjodhën më mirë të heshtin duke kuptuar hallet e medias në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori