E refuzon për herë të dytë, moderatorja e njohur flet për punën në Top Channel
Javët e fundit televizionet shqiptare janë përfshirë nga një lëvizje e vrullshme e gazetarëve duke kaluar nga njëri televizion tek tjetri.

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi lajmi se edhe moderatorja e njohur Anila Çela do të braktiste ekranin e “Vizion Plus” dhe do të zhvendosej në televizionin “Top Channel”.

Madje sipas këtyre burimeve u përfol se Anila do të merrte drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”, duke zëvendësuar kështu gazetaren Juli Krisafi.

Pas këtyre thashetheme Anila Çela është prononcuar për herë të parë për “Prive”.

Ajo nuk e ka konfirmuar lajmin se do të iki nga “Top Channel”, dhe ka thënë se momentalisht nuk do të tregoj asgjë për planet e së ardhmes.

“Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj”, është shprehur Anila.

Burimet bëjnë me dije se Anila Çela ka marrë të njëjtën ofertë nga “Top Channel” edhe vitin e kaluar, por ajo e refuzoi duke preferuar të qëndrojnë në ekranin e “Vizion Plus”, në të cilin është prej vitesh, shkruan Icon style.

Pasi e refuzoi këtë ofertë Anilës përveçse rolit të moderatores së emisionit “Vizioni i Pasdites” iu besua edhe roli i autores së këtij programi. /albeu.com/



Shtuar më 19/06/2018, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori