E quajti të stonuar, a është pajtuar Mentor Hazizi me Fifin?
Një ndër të ftuarit e puntatës së tetë në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte edhe këngëtari i njohur Mentor Haziri.

Këngëtari një vit më parë pati përplasje me Fifin, këngëtaren e emisionit “Shiko Kush LUAN”. I gjithë sherri virtual filloi pasi sipas Mentorit, performanca e Fifit dhe Mc Kreshës në një spektakël muzikor ishte më e dobta dhe se kishte stonaturë. E teksa Fifi mbrojti performancën e saj dhe u kundërpërgjigj.

Mirëpo dyshja u përball në “Shiko Kush LUAN” gjatë sfidës “Ndaje ose tortën” ku Mentori u pyet nëse janë pajtuar e nëse jo duhet të pajtoheshin ose do “hante” tortën në fytyrë. Ai tregoi se “gjakrat” janë ulur dhe në fund pati një përqafim duke bërë paqe.

Shtuar më 15/11/2020, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori