E quajti plakë, këngëtarja e njohur i përgjigjet flakë për flakë fansit
Pink është një nga këngëtaret më rebele dhe që gjithnjë ka thyer tabutë me tipin e saj shumë të drejtëpërdrejtë dhe humorin e hollë.

Por dikush në Twitter e ka quajtur Pinkun "plakë" dhe këngëtarja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

"Aq plakë sa tani nuk duhet të quhet më Pink (rozë) por Purple (lejla)", shkruante ai.

"Epo kanë mbetur pak njerëz në botë që kanë zgjedhur të plaken natyralisht. Dhe unë kam fituar çdo 38 vite të jetës sime", ja ktheu Pink.

Më vonë këngëtarja postoi një status ku shkruante: "Mendoj se është bekim të plakesh. Nëse fytyra jote ka rrudha poshtë syve dhe anash gojës tregon se ke qeshur shumë. Lutem që të dukem edhe më e plakur pas 10 vitesh sepse do të thotë që jam gjallë". /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2018, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori