Aksident në Tiranë, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Sipas policisë janë përplasur dy mjete, dhe për pasojë kanë mbetur 5 perosna të plagosur të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 6.03.2023 22:24