E papritur! Këngëtarja shqiptare ndahet 1 javë para dasme?
Pëlqej
Muajt e fundit dasma e këngëtares Big Mama është lakuar shpesh në mediat rozë. Fillimisht u raportua se këngëtarja kishte nisur shpërndarjen e ftesave për dasmën e përcaktuar në fillim të muajit shtator, por më pas mediat shkruan se këngëtarja për shkak të kohës së shkurtër për përgatitje, e shtyu atë për më vonë në të njëjtin muaj.

Por, këngëtarja i ka habitur të gjithë kur në event në Prishtinë ku ishte e ftuar, ka thënë për ‘Prive’ se nuk di asgjë për dasmën apo për shtyrjen e saj. “Vlorijan, m’beso që nuk di asgjë. Jam në një lidhje, ke qenë i pari që e kuptuar, ta kam pranuar ty. Kur të vijë koha, më lër ta shijoj beqarinë, shiko sa mirë jam, pa burrë, po eci, po shkoj, po kënaqem,” – tha këngëtarja duke buzëqeshur e duke shtuar se do t’i vijë koha edhe dasmës.

Tashmë që shtatorit po i vjen fundi, mos ndoshta këngëtarja është ndarë vetëm 1 javë para dasmës përderisa nuk e ka mohuar atë më përpara? /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori